Në lajme

Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.

Artikulli i javës
Artikulli i javës
Tempulli Brihadeeswarar

Arkitektura Tamile është stili dhe teknika e zhvilluar në rajonet tamile përgjatë mijëra vjetëve. Ajo përfshin shetin e Indisë Jugore të Tamil Nadusë dhe rajonet e minoritetit tamil në Sri Lanka. Arkitektura Tamile i përket kryesisht Stilit Dravidian të Arkitekturës dhe konsiderohet si dhuratë e viswa-brahminëve. Megjithëse arkitektura e tamilakamit të lashtë përfshinte shtëpitë, pallatet dhe ndërtesat publike, ndërtesat e lashta që kanë mbijetuar janë tempujt. Dy koleksione të rëndësishme të këtyre monumenteve të lashta janë njohur nga UNESCO-ja si Vende të Trashëgimisë Botërore. Ata janë Mahabalipurami (600-900) dhe Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola (848-1280).

Lexo më tej...

Aktualiteti
Aktualiteti

Temat kryesore : Kriza në zonën e euros

  • 6 tetor 2017 Çmimin Nobel për Paqe e mori Fushata ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN) për shkak “të punës që të tërheqë vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.
  • 3 tetor 2017 Tre shkencëtarët Rainer Weiss, Barry Barish, dhe Kip Thorne fituan Nobelin e Fizikës si personat kyç në punën e Observatorit LIGO, i cili mat dhe deformimet më të vogla që valët i shkaktojnë hapësirës dhe kohës kur kalojnë nëpër Tokë.
  • 13 maj 2017 - Një protestë e madhe me pjesëmarrjen e qindra mijra vetëve zhvillohet në Tiranë për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
  • 6 shkurt 2017 - Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli, vdes në moshën 89 vjeç.

Kanë ndodhur më 19 korrik
Kanë ndodhur më 19 korrik
Mike Tyson.jpg
  • 1870Franca i shpall luftë Prusisë, një vendim që u prin luftërave franko-prusiane
  • 1928Mbreti Fuad i Egjiptit merr me forcë pushtetin, duke urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit egjiptian.
  • 1969 – Misioni shkencor "Apollo 11" arrin në Hënë.
  • 1991 – Boksieri i njohur dhe kundërthënës amerikan, Mike Tyson, dhunon një afrikano-amerikane.
  • 1996 – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike në Atlante të SHBA-së.

Lexo në një gjuhë tjetër
天影汉乡剑来诡秘之主阁里阅读笔下之趣顶点顶点小说新顶点小说sodu小说吧小说阅读网笔下文学乡村小说博客文学快眼看书快眼看书迷飞剑问道小说俺去读元尊汉乡凡人修仙之仙界篇汉乡一念永恒